Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço duket se ka vendosur t’i përkushtohet profesionit të tij të mëparshëm, të avokatisë, për t’u shkëputur nga politika.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ku Naço fton qytetarët që kanë problem me ligjin t’i drejtohen studios së tij ligjore që e ka quajtur “Naço & Franko Partners”.
Naço u largua nga posti i ministrit të Drejtësisë një vit më parë për t’u zëvëndësuar me Ylli Manjanin që pati të njëjtin fat.
Në korridoret e politikës flitet se Naço u largua pas një konflikti me kreun e partisë, Ilir Meta.
Madje edhe miku tij, Edmond Haxhinasto u largua si ministër i Transporteve po me urdhër të Metës.
Nuk dihet nëse ish-ministri i Drejtësisë do t’i kthehet sërish politikës.