Kuriozitete A duhet t’i fshini fotot e ish-të dashurit?

A duhet t’i fshini fotot e ish-të dashurit?

Kur i japim fund një historie dashurie, duam që të harrojmë gjithçka prej saj. dhe ndër gjërat e para që bëjmë është të fshijmë të gjitha fotot, apo gjurmët që ish-i jonë ka lënë nëpër rrjetet sociale. Kjo herë, me dëshirën tonë, e herë na imponon personi i ri që është futur në jetën tonë. Por, a është kjo gjëja e duhur?!

Dikush pyet: “Nëse i dashuri aktual na kërkon që të fshijmë të gjitha fotot e ish-it a duhet ta bëjmë?”. Ja si i përgjigjet psikologia E. Jean Carroll.

“Mos i fshij. Secili nga të dashurit, apo personat që ke patur në jetën tënde është një gur i çmuar. Çdo kërcu, horr, princ, i pandreqshëm, që ti ke dalë në jetën tënde është një shtyllë drejtuese e jotja. Si mund t’i mbani mend mësimet që keni marrë nga marrëdhëniet e mëparshme, nëse i fshini të gjitha kujtimet?! Kush e zotëron të kaluarën tënde? Sigurisht që ti. Nëse ti mendon se tani ai do të jetë i vetmi, atëherë dëgjoje dhe këtë. Kur një burrë të kërkon të fshish të kaluarën dhe të kontrollojë privatësinë tënde, atëherë kjo nuk është një shenjë aspak e mirë për të ardhmen. Pronësia është një shenjë pasigurie dhe një njeri i pasigurt nuk është një zgjedhje e mirë. Pra herën tjetër që i dashuri juaj ju kërkon të fshini të kaluarën tuaj, atëherë është ai të cilin duhet ta fshini menjëherë”.