Politika GJKKO i ndaloi daljen jashtë vendit, Ilir Beqaj jep dorëheqjen

GJKKO i ndaloi daljen jashtë vendit, Ilir Beqaj jep dorëheqjen

Ilir Beqaj ne SPAK

Pas caktimit të sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit nga Gjykata Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar, për ish-ministrin Ilir Beqaj, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Beqaj është drejtues i Agjencisë Shtetërore e Programit Strategjik dhe te Koordinimit te Ndihmës së Huaj, në varësi të kryeministrit.

I pyetur nga mediat për arsyen e largimit ai është përgjigjur: “Më është komunikuar nga SPAK një mase sigurie”.