Aktualitet VIDEO/ Del momenti i vënies së tritolit në Kamëz, autori zbret me...

VIDEO/ Del momenti i vënies së tritolit në Kamëz, autori zbret me shpejtësi nga makina dhe e hedh pranë lokalit

Ky është momenti i fiksuar nga kamerat e sigurisë, që tregon vënien e tritolit në një lokal në Kamëz. Siç dallohet nga video e siguruar, gjithçka ndodh në pak sekonda, ku autorët ndalojnë automjetin me të cilin ndodheshin dhe njëri prej tyre zbret me shpejtësi.

Me një kapele në kokë, që e bën të vështirë identifikimin, autori sapo ka dalë nga makina ka ndezur fitilin e tritolit, të gjatë rreth 30 cm dhe me shpejtësi është ngjitur, e ka hedhur pranë lokalit dhe menjëherë janë larguar. Shpërthimi ka ndodhur 20 apo 30 sekonda pasi e ka lënë.