Politika “Futën rrugën në parlament”, Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti solle trafikantë e...

“Futën rrugën në parlament”, Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti solle trafikantë e vrasës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili tha se opozita përveçse peng i Berishës, ka futur gjuhën dhe sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e ka lënë mes katër rrugëve.

Sipas tij, Rama ka qenë ai që ka futur në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë.

“Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës. Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar“, deklaroi Bardhi.