Këngëtares me famë botërore, Rita Ora i është dhuruar “Çelësi i Qytetit” të Prishtinës.
Kryebashkiaku, Përparim Rama ka bërë me dije lajmin, e ndërsa e falënderoi këngëtaren për përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën
“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!
Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.
Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik!
Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”, shkruan Rama.