Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta janë duke zhvilluar një takim në këto momente.
Takimi vjen në kohë kur po zhvillohet protesta e opozitës përballë Kryeministrisë, ndërsa kreu i LSI-së ka pasur ftesa nga ana e PD-së që të bashkëpunojë me ta.
Ndërkohë që Meta për këtë çështje ka takuar dje edhe kreun e PR-së, Agron Duka.
Ndërkohë, në “News24” Berisha tha se kjo do të jetë darka e fundit mes Metës dhe Ramës.