Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në pritjen e anëtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar, të cilët për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të marrin pjesë në lëvizje olimpike.
Kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria është e angazhuar që të mbështesë Kosovën në kandidaturën e saj për Lojërat Olimpike 2023.
Edi Rama: Do të doja të sigurohesha që ju jeni mirëpritur mirë dhe garancia jonë është, Fideli, i cili është presidenti ynë vizionar dhe në sajë edhe të tij, KOKSH është në një moment të ri zhvillimi dhe në sajë të tij po bëhet një punë shumë e mirë duke mbështetur dhe nisma të rëndësishme për sportet për gjeneratat e fëmijët tonë që marrin pjesë në lëvizje olimpike. Janë më shumë se 10 mijë të rinj të organizuar në sporte të tilla dhe vitin e ardhshëm, numri i disiplinave në këto shkolla do të rritet duke siguruar që të gjithë fëmijët të kenë mundësinë që të përfshihen në aktivitete sportive.
Sporti për të gjithë është një gjë tjetër dhe për gjithësecilin duhet mbështetur më shumë, sidomos kur fëmijët tanë përballen me rreziqe të mëdha, si për shembull interneti dhe teknologjia e re që ka ardhur. Sporti mund të shpëtojë fëmijët tanë. Është shumë më e lehtë të jesh CR7 të mundësh Manchester City dhe të fitosh çmimin, por të përpiqesh të jesh CR7 në jetë reale është punë shumë e vështirë. Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për Lojërat Mesdhetare të 2030-ës dhe siç u informova në Lojërat e para Olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Shqipëri, Prishtinë dhe Durrës, do të jemi të gjithë krenarë për vendimin që është marrë.