Ky është momenti i arrestimit të një 25-vjeçari në Durrës. Benardo Doçi kanoste një 42-vjeçar nëpërmjet telefonit për t’i marrë 5 mijë Dollarë. Madje këtë e kishte kryer disa herë.
I riu u kap në flagrancë teksa i merrte dollarët 42-vjeçarit. Policia sekuestroi shumën e parave si provë materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.