Aktualitet “Brenda dy ditësh, dy shkelje të njëjta”, e pëson keq shoferi në...

“Brenda dy ditësh, dy shkelje të njëjta”, e pëson keq shoferi në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore ka identifikuar një mjet i cili në dy ditë ka kryer të njëjtën shkelje të qarkullimit rrugor dhe si pasojë ka gjobitur me 60,000 Lekë drejtuesin e mjetit.

Nga ky rast Policia Rrugore përmes një video u ka bërë një thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Shikoni videon dhe mësoni nga gabimi i tjetrit. Mos lejoni që një moment pakujdesie të kthehet në një pasojë të rëndë të jetës suaj apo të të tjerëve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Vëmendje Drejtues Mjetesh!

Dy ditë, dy shkelje të njëjta, zero tolerancë për përsëritje. Një mjet i identifikuar nga Komisariati i Policisë Rrugore ka thyer rregullat e shpejtësisë dy herë radhazi, i konstatuar nga autopatrullat civile të Policisë Rrugore. Rezultati? Gjoba maksimale prej 60,000 lekë për çdo shkelje dhe pikët e hequra nga leja e drejtimit.

Ky rast është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë drejtuesit e mjeteve: Rregullat e rrugës janë aty për të mbrojtur ne të gjithë. Të jemi të kujdesshëm, të respektojmë shpejtësinë dhe të jemi të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve tona.

Shikoni videon dhe mësoni nga gabimi i tjetrit. Mos lejoni që një moment pakujdesie të kthehet në një pasojë të rëndë të jetës suaj apo të të tjerëve.

Ndajeni këtë mesazh për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të siguruar rrugë më të sigurta për të gjithë!