Kur na ndajnë 4 ditë nga protesta e opozitës, Lulzim Basha po përpiqet të bindë shqiptarët se rrëzimin e Edi Ramës po e presin edhe ndërkombëtarët.
“Europa po pret, i ka sytë nga ne. Në Europë kjo qeveri do të kishte rënë dhe gjysma e saj do të ishte në burg, ndaj më 16 shkurt kjo forcë dhe fuqi është mbi Parlamentin e hajdutëve mbi qeverinë e hajdutëve është Bashkim Europian dhe kushtetues”, tha Basha.
Lideri i opozitës kërkoi nga burrelsit që të marrin shembullin europian për të dërguar pas hekurave shtetarët të cilët vjedhin popullin: “Në Europë i përzënë hajdutët, i çojnë në burg”.
Prej 16 shkurtit, kryedemokrati beson se do të vendoset një standard i ri, ku qeveria do të ketë frikë nga populli.