Extra Studimi: Nëse pëlqeni ushqimet e hidhura, ju mund të kenë ‘prirje psikopatie’

Studimi: Nëse pëlqeni ushqimet e hidhura, ju mund të kenë ‘prirje psikopatie’

Jeni nga ata njerëz që preferoni kafenë e fortë dhe të zezë në vend të një kapuçinoje? Doni çokollatën 90% të zezë në vend të një tjetre me qumësht apo fruta të thata? Po kur dilni për t’u argëtuar darkave, zgjidhni një xhin tonik në vend të një kokteji më të ëmbël?

Atëherë, nëse shumica e përgjigjeve tuaja është “Po”, shkencëtarët kanë një lajm të keq për ju.

Njerëzit në rrjetet sociale janë tronditur disi pasi javët e fundit për një studim të vitit 2016 që shqyrton shijet ushqimore të individëve dhe lidhjen e kësaj të fundit me personalitetin

Studimi zbuloi një lidhje midis shijimit të ushqimeve të hidhura dhe tipareve të personalitetit “psikopatik”. Nëse e gjeni veten më të orientuar drejt gjërave me shije të hidhur, mund të zbuloni një të vërtetë të errët.

Ekspertët thanë se njerëzit që shijojnë ushqime të hidhura mund të kenë një anë shumë të errët dhe mund të shfaqin tipare të personalitetit psikopatik, antisocial dhe sadist.

Çokollatë e zezë ishte një nga ushqimet

Studiuesit nga University of Innsbruck në Austri morën në shqyrtim shijet ushqimore të 953 amerikanëve. Pjesëmarrësit u pyetën për preferencat për ushqim, pijet e ëmbla, të tharta, të kripura, të hidhura, etj.

Edhe xhin tonik ishte ne liste

Të njëjtët njerëz u detyruan më pas që t’i përgjigjeshin katër anketave të ndryshme që vlerësonin tiparet e personalitetit antisocial si psikopatia, narcizmi, agresiviteti dhe sadizmi. Rezultatet e studimit zbuluan se ekzistonte një lidhje e rëndësishme midis “kënaqësisë në rritje nga ushqimet e hidhura dhe prirjeve të shtuara sadiste”.

Ushqimet e hidhura përfshinin gjëra të tilla si xhin dhe tonik, kafe dhe çokollatë e zezë. Këta individë u konstatua se mund të kënaqen edhe duke parë filma të tmerrshëm, teksa përleshjet fizike dhe aktet e torturës u dukeshin interesante.