Ky është momenti kur 35-vjeçari Eduart Hoxha në Maminas kërcënon babain e tij për ta vrarë me sëpatë dhe me thikë. I riu kishte dhunuar të atin dhe më pas e kërcënonte për ta vrarë.
Policia që u informua për ngjarjen, shkoi menjëherë në adresën e dhënë. Forcat RENEA nxorën nga banesa të dhunuarin, ndërsa 35-vjeçari u mbyll brenda dhe kundërshtonte forcat e policisë.
Pas disa orësh negociata, RENEA ndërhyri me forcë në banesë duke neutralizuar 35-vjeçarin Eduart Hoxha.
Atij iu sekuestrua sëpata dhe thika me të cilat kërcënonte babain e tij.
Për ngjarjen reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili përgëzoi forcat RENEA për ndërhyrjen në kohë.