Projekti prej 1 miliard euro për rinovimin e stadiumit te Chelsea është bllokuar sepse pronari i një shtëpie aty pranë është ankuar dhe sipas medieve britanike ka hedhur projektin në gjyq sepse stadiumi i ri i bllokon diellin (shtëpia e rrethuar me të kuqe në foto pas stadiumit). Ndërkohë tifozët duan që stadiumi i tyre të ndërtohet sa më shpejt. Londra, nisur nga ndërtimet pa kriter në Tiranë, jep leksione të pastra sesi respektohen nga njëra anë të drejtat e njeriut dhe nga ana tjetër se si investohet kaq shumë për infrastrukturë sportive.
E ndërsa tifozët e kombëtares presin përfundimin e punimeve të stadiumit të kombëtares “Arena Kuqzi”, stadium që do të ketë një kapacitet prej afro 23 mijë vendesh, Tirana dhe Shqipëria ngjasojnë sikur janë me qindra vjet larg kryeqytetit anglez, Londër. Në fakt Londra është një qytet i madh por nga numri i ekipeve dhe i stadiumeve, duket sikur ky qytet jeton vetëm me futboll. Ka aq shumë ekipe dhe stadiume saqë ia ka zili çdo qytet tjetër në botë.
Arsenal, Chelsea, Totenhem, West Ham apo edhe Crystale Palace, ekipe të Premier League në Angli i përkasin kryeqytetit anglez, Londër dhe kanë secili nga një stadium. Por ka edhe ekipe si Fulham, Reading, e QPR, ish-skuadra të Premier League që ndodhet në një kategori më poshtë dhe kanë gjithashtu stadiumet e tyre. Në krye të stadiumeve të Londrës qëndron mitiku “Wembley”, ndërsa të gjitha klubet që militojnë në liga të ndryshme angleze kanë stadiumet e tyre moderne.
22 stadiumet e Londrës
“Wembley “ i Kombëtares 90,000 vende
“Emirates Stadium” i Arsenalit 60,000 vende
“The Hive Stadium” i Barnet 5,176 vende
“Griffin Park” i Brentford 12,736 vende
“The Valley” i Charlton 27,111 vende
“Stamford Bridge” i Chelsea 41,837 vende
“Broadfield Stadium” i Crawley 5,973 vende
“Selhurst Park” i Crystal Palace 26,225 vende
“Craven Cottage” i Fulham 25,700 vende
“Priestfield Stadium” Gillingam 11,440 vende
“The Matchroom” Leyton 9,271 vende
“Kenilworth Road” i Luton 10,226 Region
“The Den” Milwall 19,734 vende
“Loftus Road” i QPR 18,439 vende
“Madejski Stadium” i Reading 24,161 vende
“Roots Hall” i Southend 11,927 vende
“The Lamex” i Stevenage 6,722 vende
“White Hart Lane” i Tottenham 36,240 vende
“Vicarage Road” i Watford 21,500 vende
“London Stadium” i West Ham 60,000 vende
“Kingsmeadoë” i Wimbledon 5,339 vende
“Adams Park” Wycombe 10,000 vende