Extra Maradona denoncon vajzat e tij për 2 milionë dollarë

Maradona denoncon vajzat e tij për 2 milionë dollarë

Diego Armando Maradona sërish është bërë pjesë e medieve botërore. Në pamje të parë, duke u nisur nga titulli i lajmit, menjëherë e gjykon keq, si një baba që kërkon dënimin e vajzave të veta. Sipas televizionit argjentinas, legjenda e futbollit ka vendosur të denoncojë vajzat e tij, sepse Dalma dhe Gianina i kanë marrë rreth 2 milionë dollarë, që kanë përfunduar në një bankë uruguajane.

Ish-numri dhjetë i Napoli-t mësohet se i ka dhënë urdhër avokatit të tij që të hedhë në gjyq vajzat. Prapa gjithë kësaj çështje duket se qëndron Cluadia Villafane, ish-gruaja e Maradona-s, e cila ka shtyrë vajzat të fshehin shumë e madhe. Ndoshta nuk ka edhe aq faj apo jo Maradona?