Sport Ndodh në Kategorinë e Parë, sulmuesi laçjan ia dedikon golin moderatores seksi...

Ndodh në Kategorinë e Parë, sulmuesi laçjan ia dedikon golin moderatores seksi Klea Huta

Sulmuesi laçian Saimir Hasani ka ardhur në limitin e merkatos te skuadra e Shkumbinit, por vetëm me tri ndeshje të zhvilluara ai ka arritur të shënojë dy gola me peshë, duke i dhuruar dy fitore të çmuara skuadrës peqinase ndaj Turbinës dhe Tomorit.

I kthyer në një beniamin të tifozerisë peqinase, Hasani pohon për “Panorama Sport” se ka gjetur një ambient sportdashës ku do të japë maksimumin në çdo ndeshje, ndërsa thotë se ndihet mjaft mirë me ekipin e tij të ri.

“Së pari më duhet të them se jam mjaft i lumtur për golin dhe fitoren e realizuar përballë Tomorit, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që jam ndëshkuar me karton të kuq dhe kësisoj nuk do të jem në fushë ndaj Tiranës. Unë jam lojtar profesionist dhe sigurisht që në momente të caktuara jam edhe impulsiv nga natyra, por që dua të sqaroj se në momentin e ndëshkimit me të kuq thjesht kam protestuar në nerva e sipër, por kurrsesi nuk e kam ofenduar gjyqtarin, pasi nuk është në natyrën time.

klea huta

Shpresoj që komisionet përkatëse të tregohen të arsyeshme duke pezulluar penalizimin tim, pasi, siç e shpjegova, nuk kam ofenduar askënd, por vetëm kam protestuar.

Golin e shënuar përballë Tomorit ia dedikoj mikes sime Klea Huta, e cila është në një turne në Kinë”, ka mbyllur Hasani.