Politika Meta: Të mbështeten dhe të rriten tarifat doganore prodhimet “Made in Albania”

Meta: Të mbështeten dhe të rriten tarifat doganore prodhimet “Made in Albania”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të rrisë tarifat doganore për produktet e importit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta kërkon që të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produktet e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”.

Sipas Ilir Metës, kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve.

“Të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produktet e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”. Fermerët ngarkohen me tatimin 20% që në shitje, që është më i larti në rajon, që është më i larti në Europë. Ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën pa nisur, sepse atje mbështeten fermerët në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa këtu persekutohen që në nisje. Qeveria nuk ka vullnet të rrisë tarifat doganore për produktet e importit, siç e lejon dhe marrëveshja e Tregtisë së Lirë, sepse kjo është një qeveri që e kemi thënë dhe e theksojmë që nuk ka interes të rrisë dhe të mbështesë prodhuesit dhe prodhimin. Kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve”, shkruan Meta.