Politika A mjafton paga 7 mln lekë për të qenë të pavarur? Zaçaj:...

A mjafton paga 7 mln lekë për të qenë të pavarur? Zaçaj: Nuk kërkuam rritje kërkuam zbatimin e hierarkisë

Në një konferencë për mediat, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka folur në lidhje me akuzat për rritjen e pagave të tyre nga qeveria, që synon kapjen e tyre politike. Zaçaj i mohoi akuzat e tilla, duke thënë se ka qenë vetë Gjykata Kushtetuese që i ka kërkuar Kuvendit vendosjen e hirearkisë së pagave në sistemin e drejtësisë. Sipas saj në çdo vend të botës, pagat e gjyqtarëve kushtetues janë më të lartat në raport me të gjitha shkallët e tjera të institucioneve të drejtësisë.

A mjaftojnë 7 mln lekë te vjetra që një gjyqtar i Kushtetueses të jetë i pavarur, dhe a keni ku bnjë thirrje për Kuvendin që të miratojë rritjen e tyre?

“Më vjen mirë që e bëni këtë pyetje, se dhe ne jemi pjesë e enturazhit mediatik. Dua tiu shpjegoj diçka në lidhje me pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses, ne i kemi bërë një propozim Kuvendit për rritjen e pagave. Ne kemi kërkuar që paga e gjyqtarit kushtetues të jetë paga më e lartë në hirearkinë e sistemit të drejtësisë.

Gjyqtarët e Kushtetueses historikisht kanë qenë më të paguarit, duke qenë se përfaqësojmë institucionin më të lartë, kjo ndodh kudo, mjafton që të shihni Amerikën, Italinë. Ne nuk përcaktuam shumën, as sa duhet të ishte rroga jonë, ne kërkuam që të vendosnim në vend parimin. Unë mund t’ju vë në dispozicion shkresën që ne i kemi dorëzuar Kuvendit, dhe jo qeverisë. Ata kanë ndërmarrë një projektligj për të riparuar këtë të metë, nga një pasojë e Reformës në Drejtësi”, u shpreh Zaçaj.

Rritja e pagave ende nuk është miratuar në Kuvend, për shkak se kërkon 84 vota. Një pjesë e deputetëve të opozitës janë shprehur kundër rritjes së pagave, me pretendimin se kjo bëhet me qëllim kapjen e gjyqtarëve nga ana e mazhorancës.