Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore pasi drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Sipas policisë, 21-vjeçari me iniciale A.F. vjeç ka shfaqur sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë.
Pas verifikimeve të kryera rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtestues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC.
Pas këtyre rezultateve, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Numri i shoferëve të arrestuar që janë konstatuar nën ndikimin e lëndëve narkotike ka shkuar në 115.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.