Extra “Ndoshta nuk do ta bëj më këtë program”, Arbana Osmani thumbon Ledion...

“Ndoshta nuk do ta bëj më këtë program”, Arbana Osmani thumbon Ledion Liçon

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP 3”, ishte me plot surpriza, teksa ishte Elvisi ai që la shtëpinë në nominimin e pare, ndërsa Dea Vieri në të dytin. Ishte moderatori Ledion Liço, ai që theu rregullat e emisionit dhe i dha informacion nga jashtë Romeo Veshajt.

Ledioni i tha Romeos se Elvisi, i cili mbrëmë ndërpreu rrugëtimin e tij në ‘BBVIP”, do të jetë pjesë e emisionit “Më lër të flas” në Top Channel, një program të cilin e drejton Romeo dhe vëllai i tij Donaldi.

“Vëllai i madh do të më tërheq veshin, por unë ndoshta nuk do ta bëj më këtë program, ku i dihet. Lisi do të bëjë “Më lër të flas”, dhe nuk do të jetë Donaldi dhe nuk e di se sa mirë e pret këtë lajm, por që ta dish domethënë”, tha Ledioni.

Menjëherë pas kësaj deklarate të Ledionit, ka reaguar edhe ish-moderatorja e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani, e cila ka thumbuar hapur prezantuesin aktual të ‘BBVIP3’ përmes një story në Instagram.

Ajo shkruan në storyn e saj “E di, e di”, duke e thumbuar hapur këtë deklaratë të moderatorit.