Aktualitet Shpërndante drogë në lokalet ku punonte, arrestohet DJ shqiptar në Greqi

Shpërndante drogë në lokalet ku punonte, arrestohet DJ shqiptar në Greqi

Policia greke njofton se ka arrestuar shtetasin shqiptar, Mario Guxo, 29 vjeç, pasi sipas Departamentit të Antidrogës së Athinës, ai u kap në flagrance, duke transportuar dy pako me 25 kg marijuhanë.

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex”, pakot e mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false.

Guxo e kryente këtë aktivitet për disa muaj, beson policia, dhe ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste.

Ai ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës, ndërsa drogën e shpërndante në lokalet që punonte.