Aktualitet Vizita e Blinken në Tiranë: Rrugët që do të bllokohen

Vizita e Blinken në Tiranë: Rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka ndërmarrë plan masash për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë ditën e nesërme,

Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:

Ndalim parkimi – Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.

Ndalim qarkullimi – Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:

Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;

Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;

Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;

Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;

Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

Rrugë alternative – Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njëjtin itinerar.

Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve përkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.