Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 6 mars seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Shkak i shtyrjes mungesa e kryesueses Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet të Gjykatës Kushtetuese. Dështimi i seancën pamundësoi pyetjen e 4 dëshmitarëve të paraqitur, mes të cilëve, Dritan Minxolli, ish drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtarakut Sokol Ngjeçi.
Ish-ministri Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.
Mediu i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.