Një muaj pas krimit misterioz në Paderno të Italisë, autoritetet italiane kanë mundur të zbardhin vrasjen në pyll të Bledar Dedjas.
39-vjeçari shqiptar që u gjet i masakruar me thikë dhe me pantallona e të brendshme të zhveshura, është vrarë nga një 17-vjeçar.
Sipas hetuesve italianë që kanë rindërtuar dinamikën e krimit, 17-vjeçari i dyshuar si autor kishte planifikuar një takim me Bledar Dedjan më 20 Janar dhe më pas takimi mes tyre degjeneroi deri në vrasje.
Ai goditi disa herë me thikë 39-vjeçarin shqiptar duke e lënë të vdekur në vend. Gjatë vrasjes, adoleshenti, identiteti i të cilit nuk dihet, plagosi edhe dorën me thikën e kuzhinës me të cilën kreu krimin.
Më pas mori çelësat e makinës së viktimës dhe e zhveshi duke i hequr rrobat dhe e la në pyll, gjë që në fillim krijoi perceptimin e një krimi seksual.
Pas vrasjes, autori u largua në këmbë. Motivet e takimit të Bledar Dedjas me një 17-vjeçar nuk janë ende të paqarta. Hetimet pritet të hedhin dritë në këtë aspekt.