Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Delvinë, ku një 58 vjeçare, punonjëse e pastrim-gjelbërimit në bashki u përplas teksa punonte nga një makinë.
Shkëndije Halili u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.