Extra Përplasje fizike mes Rikes dhe Eglës, banorja i derdh pana në kokë!...

Përplasje fizike mes Rikes dhe Eglës, banorja i derdh pana në kokë! Zarf i zi në ‘BBV’

Ditët e fundit kanë qenë mjaft të rënduara për banorët e BBV, të cilët prej së shtunës kanë pasur debate të ashpra me njëri-tjetrin dhe shumë shpesh kanë kaluar në degradime. E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmë kur gjatë mbrëmjes Erjola gatoi një ëmbëlsirë në nder të të atit dhe ua shpërndau banorëve të shtëpisë.

Në një moment gjatë darkës, Egla, për të tërhequr vëmendjen nga një debat aktiv mes Julit dhe Romeos, përplasi pjatën në tokë dhe Erjola e mori personal veprim duke i vënë në dukje mungesën e respektit ndaj babait të saj.

Egla theksoi se ëmbëlsirën e kishte ngrënë, por kjo nuk e ndaloi dramën që pasoi, ku Erjola ishte më shumë se e rënduar emocionalisht dhe bashkë më disa nga vajzat e shtëpisë qau për minuta të tëra. Vajzat rendën ta përqafonin, teksa Erjola shpërtheu në lot dhe ofendime karshi Eglës.

Situatat janë rënduar sërish edhe ditën e sotme, kur pritej të festohej për Ditën e Verës. Rikja dhe Egla kanë debatuar me fjalë fyese ndaj njëra-tjetrës deri në momentin kur sherri kaloi në prekje fizike. Rikja ka marrë një pako me pana dhe e ka derdhur të gjithën mbi Eglën, e cila tentoi ta largojë disa herë.

Veprimin, Rikja e shoqëroi me fjalët: “Pastro shpirtin kur flet për njerëzit e mi, o shtrigë”.

Pak pas këtij sherri në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi i cili nuk është hapur ende.