Dy persona përfunduan në spital pasi u sulmuan nga një ari në qytetin sllovak të Liptovský Mikuláš. Sipas BBC, një grua 49-vjeçare pësoi dëmtime në shpatull, ndërsa një 72-vjeçar u trajtua për plagë në kokë.
Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet ariu që vrapon në rrugë.
Na Slovensku v Liptovském Mikuláši v těchto chvílích pobíhá medvěd.
Dle informací lehce zranil 3 lidi. pic.twitter.com/RleYz3XnEA— Jarda Prochazka (@jarda_prochazka) March 17, 2024
Ndërsa në një tjetër, ai hedh përtokë një burrë.
Pán to přežil… 😧 pic.twitter.com/J2m1CzsWIJ
— Jarda Prochazka (@jarda_prochazka) March 17, 2024
Lajmi vjen një ditë pasi një 31-vjeçare ra nga lartësia dhe gjeti vdekjen në përpjekje për t’i shpëtuar një ariu pranë zonës malore të Low Tatra, në Bjellorusi. Ajo po ecte së bashku me një mikun e saj në një zonë të dendur pyjore dhe me gremina të thepisura, kur përballë u doli ariu. Të dy vrapuan në drejtime të kundërta. Trupi i së resë u zbulua pak kohë më pas nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Në Sllovaki ka pasur një sërë sulmesh nga arinjtë përgjatë viteve të fundit, përfshirë një fatal në 2021-n, i cili në atë kohë u raportua si i pari i këtij lloji pas një shekulli.
Mbrojtja më e mirë mjedisore në Europën Qendrore dhe atë Lindore, që prej 1989-s, ka bërë që arinjtë të rikthehen në habitatin e tyre natyral.
Në Sllovaki herë pas herë është bërë thirrje për heqjen e mbrojtjes ndaj arinjve në mënyrë që numri në rritje i tyre të rregullohet nëpërmjet gjuetisë. Megjithatë hulumtuesit thonë se nuk ka mbipopullim të arinjve në këtë shtet dhe se popullsia e tyre mbetet stabël me rreth 1 275.