Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg.
Autorit i është pranuar akuza “vrasje nga pakujdesia” neni 85, atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj, ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka.
Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite.
Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje, por kjo kërkesë është rrëzuar.
I pranishëm në sallë avokatët ishte dhe babai i Rei Metës.