Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së premtes në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina.
Bëhet e ditur se një automjet që drejtohej nga një 33-vjeçar ka përplasur një të ri që po kalonte rrugën.
Për pasojë, 20-vjeçari D. N., ka humbur jetën në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës.