Si sot, 15 vite më parë, për Shqipërinë u shënua një pikë kthese historike për vendin. Shqipëria u anëtarësua në NATO, duke u shndërruar në një partner dhe aleat i besueshëm për vendet e tjera të NATO-s.
Në këtë ditë të rëndësishme ka pasur edhe një mesazh nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku e bën të qartë se “Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n”.
“15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n. Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!”, shkruan ambasada