Ish-futbollisti Fredi Mërkuri humbi tragjikisht jetën këtë të shtunë në Sarandë. 62-vjeçari ndodhej në fushën e lojës kur humbi papritur jetën, sipas policisë, për shkaqe natyrale.
“Rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. M., 62 vjeç, ish-futbollist. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për mediat.
Mësohet se Mërkuri luante në një ndeshje miqësore mes veteranëve.