Ilir Meta ka zgjedhur që të flasë me tone shumë të ashpra kundër Altin Dumanit dhe Edi Ramës. Gjuhën e ashpër që e ka karakterizuar në daljet e fundit, Meta tha se nuk vjen pasi është i trembur se mund të shkojë në burg pasi është “kristal i pastër”.
Meta shtoi se është i bindur se do jetë sërish kryeministër i Shqipërisë si edhe do të marrë një mandat të dytë për president.
Kjo sipas tij, tregon se nuk i druhet një “Non Grata” nga SHBA.
“Nuk më kërcet fare jo për Cez Dia, po për asgjë se jam kristal i pastër, Dumani po përpiqet që të falsifikojë një proces, ka marrë përsipër sikur do bëjë namin dhe nuk ka kurajë që të merrem me aferën 600 mln euro të CEZ të Ramës dhe Damianit, ai do të merret me çështje të mbyllura. Do jem kryeministër i Shqipërisë dhe do bëj dhe një mandat si president. Non Grata, s’është shqetësim”, tha Meta.
Meta u shpreh u shpreh i bindur se do të jetë sërish kryeministër i Shqipërisë. Këtë siguri ai tha se e sheh këtë gjë te frika që ka Edi Rama dhe Altin Dumani, e ndërsa nuk i kurseu edhe batutat për Sali Berishën, për të cilin ka shprehur konsideratë.
Nisur nga fakti se edhe Berisha pretendon që të jetë kryeministër, Meta tha se atij do ia lironte vendin, mirëpo me “kushtin” që të ishte pjesë e qeverisë së tij.
“Shikoj tmerrin e Edi Ramës dhe Dumanëve, prandaj jam i bindur se do bëhem kryeministër. Doktorit ia lejoj, ata mund të na bëjnë këtë lojën. Po u bë Berisha kryeministër, unë do jem zv.kryeministër dhe ministër i mbrojtjes”, tha Meta.