Sipas njoftimeve të mediave amerikane Izraeli ka sulmuar Iranin me dronë. Objektiv i sulmit ishte metropoli iranian i Isfahanit.
ABC News, MSNBC dhe Fox News dhe media të tjera amerikane njoftuar duke cituar zyrtarë të qeverisë amerikane, se Izraeli ka kryer një operacion ushtarak me dronë kundër Iranit.
Pentagoni ende nuk i ka konfirmuar njoftimet. Deri tani nuk ka asnjë deklaratë as nga Izraeli. SHBA-të nuk kishin qenë të përfshira në sulm. Thuhet se pala izraelite e kishte informuar qeverinë amerikane paraprakisht.
Sipas mediave amerikane sulmi ishte reagim ndaj sulmeve ajrore iraniane ndaj Izraelit fundjavën e kaluar. Po sipas mediave me këtë sulm Izraeli donte t’i tregonte Teheranit se është në gjendje të sulmojë dhe godasë nga ajri edhe objektiva brenda territorit të Iranit.
Gjatë natës mediat iraniane njoftuan për një shpërthim pranë aeroportit të Isfahanit. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters një zyrtar i qeverisë iraniane tha se kundër Iranit nuk kishte pasur sulm me raketa dhe se shpërthimet e dëgjuara në Isfahan kishin si shkak aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit. Televizioni shtetëror iranian kishte njoftuar më parë se mbi Isfahan ishin parë tre dronë, të cilët u shkatërruan nga mbrojtja ajrore. Njoftime për dëme nuk ka.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) konfirmoi se prej sulmit nuk janë dëmtuar impiantet bërthamore të Iranit.