Kryesore Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit për t’u betuar...

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit për t’u betuar

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën e Belerit.

Ky i fundit qëndron në qeli që prej 12 majit të vitit të kaluar, kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash.

Disa javë më parë, Beleri u dënua nga Shkalla e Parë e GJKKO me dy vite burgim, vendim të cilin ai e ka apeluar.