Sport Nuk kishte ndodhur ndonjëherë! Tenisti kërkon kafe ne mes të ndeshjes, por...

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë! Tenisti kërkon kafe ne mes të ndeshjes, por gjyqtarja nuk ia lejon, ja zgjidhja që gjen

Në turneun Masters 1000 të Madridit ka ndodhur një episod që vështirë se shihet në sportin profesionist.

Tenisti francez Corentin Moutet debatoi me gjyqtaren e ndeshjes për shkak se donte një kafe.

“Nuk ofrojmë kafe këtu. As vetë nuk pi dot kafe”, i tha gjyqtarja lojtarit të nervozuar, i cili iu përgjigj se një turne që ofron banane dhe pije të gazuara, duhet të ofrojë edhe kafe.

Në fund, një person nga publiku i dha kafen e tij tenistit, i cili e mori dhe e piu me qetësinë më të madhe, pavarësisht se po i bëhej thirrje që të riniste loja.