Sot në Pallatin e Kongreseve, ku po zhvillohet Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Meta përveçse premtoi një organizim dhe parti me energji të reja nëse ai zgjidhet President i saj, kujtoi 17 Majin e vitit 2017. Koha kur kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha gjetën gjuhën e përbashkët për t’i dhënë fund “ngërçit” politik. Për djegien e mandateve të opozitës, Meta u kërkon falje të gjithë shqiptarëve pasi siç thotë ai, bëri një gabim të vetëm që “nuk foli personalisht me çdo deputet të LSI-së”.
“Filloj me 9% kjo partia numërime, kur u zgjova unë vajti me 6%, gabimi që bëra unë. Ou! Ça po ndodh? E dija që ishin dy kompani izraelite. Të cilat koordinonin bashkë, kishin lidhje bashkë, njëra për Ramën tjetra për Lulin dhe të dyja vetëm kundër LSI. Çdo njeri ishte i identifikuar, ata që nuk ishin blerë, u ishin bërë presione. Në mënyrë që ajo forcë politike të asgjësohej përgjithmonë pas atij gabimi kriminal që bëri, që dogji mandatet. Dhe unë i kërkoj falje gjithë shqiptarëve që bëra gabim të madh që fola vetëm me dy, duhet të kisha marrë çdo deputet vetë. Dhe nepotizmi është shkaku pse jemi këtu! Dhe kur ky Edmond Haxhinasto që e dua kaq shumë, i them “ore zotëri si e bëre këtë gjë, si nuk më çove një sms”. Si more unë të iki nga fusha e betejës, mor profesor Panariti? Se vinte në Presidencë çdo ditë, si more e bërë ti këtë, ti je shkencëtar je kshu…Ça t’u bëj tani këtyre mesazheve këtu, gjysma e partisë është në emigracion! Ky është qëllimi i Rilindjes, por ne do t’i sjellim me 4 mln shqiptarë plus e mbi të gjitha me organizimin që sot në darkë fillon nga e para.“
“Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta. Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe tarallaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë“, theksoi Meta.
Ai hodhi akuza ndaj mazhorancës se ka “derdhur” para në Venecia për ta sulmuar atë edhe gjatë ushtrimit të detyrës si President i Republikës.
“Mund t’ju them një gjë gjithë shqiptarëve, ata e dinë që unë Kushtetutën jo se kam shkelur, dhe këtë e ka thënë dhe Venecia…Edhe atje në Venecia është derdhur para e madhe kundër Presidentit të Republikës, Venecia tjetër thoshte në fillim se shkonte Taulanti atje me një gjerman dhe pastaj detyrohej kur reagonin të tjerët “ore ça po bëni ju, ne vendosëm ndryshe!” Se hajde po e bëjmë në Shqipëri, po kjo është precedent për shtetet e tjera. Po unë një gabim e kam bërë, që natën e zgjedhjeve pasi u zgjova nga ora 2 e natës në Vlorë sepse ikja kudo për të bërë presion ndaj mafies dhe McGonigal-ëve, që nxitën gjakrat te zyrat e PD, vrasjen atje në Elbasan, që nxitën dhunë kudo, që kishin në plan të linin opozitën me 20 mandate për ta shkatërruar fare. Dhe unë ça të bëja i vetëm? Edhe unë bëja presionin që duhet të bëja. Për të shpëtuar pluralizmin politik! Po sigurisht më dhimbsej partia politike që kisha krijuar me emrin tim, me Po, Po, Jo, Jo! Kështu është bërë ajo parti, kështu do ribëhet kjo parti me Po, Po, Jo, Jo!! Kush është me Ilir Metën nëse sot votohet President i kësaj partie, rri me Ilir Metën. Kush është burrë dhe grua, i jep dorën dhe thotë deri këtu ishim bashkë, faleminderit mbetemi miq përgjithmonë. Ama kush qëndro këtu për të bërë lojërat e Don Agaçios dhe të atij tarallakut e ka shumë gabim. Se Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Sali Berishës. E ka bërë shkollën e ca burrave të tjerë të mëdhenj të shteteve dhe i ka bërë të gjitha shkollat për t’u përballur me këtë mafia.”