Politika “Nepotizmi, problemi më i madh…” Meta “shpërthen” para konventës së PL-së: Nuk...

“Nepotizmi, problemi më i madh…” Meta “shpërthen” para konventës së PL-së: Nuk dinte Stalini t’i shpëtonte jetën djalit që e morën peng gjermanët?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli për mediat në nisje të konventës që është parashikuar të zhvillohet ditën e sotme. Qëllimi sipas tij i konventës është realizimi i pesë prioriteteve që garantojnë Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus dhe nepotizmi, për të cilin pati edhe reagimin më të ashpër.

“Nepotizmi është problem i madh për shoqërinë tonë. Jemi në këtë situatë ekonomike sociale sepse janë 500 lidhje nepotike në tatime e dogana. Nëse ne nuk tregojmë vullnetin tonë kundër nepotizmit në parti, si do të na besojnë ne shqiptarët nesër që do të realizojmë nga 27.5% që realizon të ardhurat nga PBB nga 41-42-43% siç i realizon Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja? Ky 14% është 3.3 mld Euro në vit, në një mandat qeverisës është 13 pikë ca miliardë Euro. Si do ta realizojmë ne, duke futur edhe burrin dhe gruan në dogana, edhe në tatime?”, tha Meta.
Kur u pyet nga gazetarët se kush e ka marrë peng Monika Kryemadhin, Meta u përgjigj “askush”. Megjithatë pranoi se nepotizmi ka qenë problem edhe në Lëvizjen Rinore për Integrim.

“Nepotizmi është problem i madh në Shqipëri dhe kjo nuk ka lidhje me Monikën e me askënd tjetër. Problemi më i madh i yni është që nepotizmi u kthye në problemin më të madh për Lëvizjen Rinore për Integrim e cila në dy muaj do të jetë organizata më e fortë siç ka qenë para 7 vjetësh”, tha ai.

Për t’ua ilustruar gazetarëve se interesin më të madh të tij ka për momentin partinë, ai tregoi dy shembuj, një me Stalinin dhe një meW Churchill.

“Më dëgjoni me vëmendje meqë keni hallin e Monikës. Nuk dinte Stalini i shpëtonte jetën djalit të tij që e morën peng gjermanët? Çfarë u tha ai atyre gjeneralëve kur vajtën e i thanë e shpëtuam Vasilin i thanë. Si e shpëtuat ju? Hitleri tha kërkon Von Paulin, gjeneralin e Stalingradit si shkëmbim dhe ne tha do ta shkëmbejmë me Vasilin. I tha ky, po ju në cilën akademi të Bashkimit Sovjetik keni mësuar që një gjeneral këmbehet me një kapterr? Ata ngelën. Rregullat e luftës tha nuk ndryshojnë as për Stalinin. Pas luftës i thonin këta gjeneralët ah si nuk e shpëtuam Vasilin. Mbylleni gojën ju tha, nuk ju dhimbset juve djali im më shumë se sa ju? Unë Vasilin mund ta shpëtoja tha, por mund të humbja luftën tha se s’kisha moral t’u mbaja fjalime miliona nënave sovjetike që i kishin djemtë atje. Ju do thoni që Stalini ishte diktator. Po Churchill çfarë ishte? Pse budalla e dini ju Churchill që e çoi çunin tek Tito, në male atje? Pse e çoi? E çoi atje që të vriteshin sa më shumë gjermanë në mënyrë që ai të fitonte luftën me gjermanët”, tha Meta.