Gazeta amerikane “The Wall Street Journal” shkruan se sipas shërbimeve sekrete amerikane Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk rezulton të ketë urdhëruar vrasjen e opozitarit Aleksey Navalny.
Gazeta citon burime të vetat që vënë në dukje se të dhënat e mbledhura nuk konfirmojnë një vrasje të organizuar nga Kremlini dhe këtë pikëpamje e kanë ndarë edhe me agjencitë europiane.
Navalny vdiq më 16 shkurt në rajonin autonom të Yamalo-Nenets një të ashtuquajtur koloni penale. Pak më herët, Putin kishte konfirmuar se kishte patur një ofertë për shkëmbimin e tij me të dënuar rusë në Perëndim.
“Sipas presidentit rus ai kishte rënë dakord pa dëgjuar plotësisht se çfarë po thoshte personi tjetër. I vetmi kusht i Putin kishte qenë që Navalny të mos kthehej më në Rusi”, shkruan agjencia “TASS”.
Lajmi i sotshëm duket se godet qëndrimet e liderëve perëndimorë që akuzuan direkt Putin për organizim të vrasjes së Navalnyt, një opozitar i vjetër i tij.