Bayern Munich dhe Real Madridi dhurojnë spektakël mes katër golash në gjysmëfinalen e parë të Champions League, por në Allianz Arena nuk pati fitues pasi ndeshja u mbyll në barazimin 2-2.
Ishin madrilenët që kaluan të parët në avantazh me një gol të Vinicus Junior, me brazilianin që mposhti Neuer me lehtësi.
Në fraksionin e dytë, bavarezët përmbysën brenda katër minutash përkatësisht në të 53-tën dhe 57-tën me anë të Sane dhe Kane që realizoi nga pika e bardhë.
Por, në të njëjtën formë iu përgjigj edhe Vinicius me brazilianin që me 11-metërsh vulosi rezultatin përfundimtar 2-2. Kështu, pas një jave në Santiago Bernabeu gjithçka është e hapur dhe do të luhet deri në fund për një biletë në finalen e një qershorit në Wembley.