Aktualitet 1 maji, mësuesit dalin në protestë: Rama të mbajë premtimin, 5% e...

1 maji, mësuesit dalin në protestë: Rama të mbajë premtimin, 5% e PBB të shkojë për arsimin

Në 1 maj, ditën e punëtorëve, mësues kanë dalë në protestë për të kërkuar një pagë dinjitoze, pasi sipas tyre në të kundërtën e ardhmja e vendit është në rrezik.

Duke mbajtur pankarta në duar ku shkruajnë “Stop burokracive”, “na jepni shpërblimin e fundvitit”, mësuesit kërkojnë që 5% e prodhimit të Brendshëm Bruto të shkojë për arsimin, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama, i pambajtur sipas mësuesve.

“Mbani premtimin për rritjen e pagave të mësuesve, duhet dyfishim i pagave në arsim, që profesioni i mësuesit të bëhet i kërkuar nga maturantët. Ne e shohim se si shumë degë të mësuesisë janë mbyllur fare, dhe në degët e matematikës, fizikës, kimisë është shumë i pakët dhe i pamjaftueshëm, shkojnë nxënësit me mesataren më të ulët, ne kemi kërkuar që buxheti për arsimit të jetë 5% i PBB”, tha një nga mësuesit.

Duhet thënë se pas më shumë se 4 vitesh, sindikata e mësuesve është rikthyer në protesta duke ngritur zërin për problematikat që i shqetëson.