Këtë të martë është zhvilluar një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës. Disa prej protestuesve kanë hedhur sërish molotov, kapsolla e tymuese në drejtim të godinës.
Po ashtu në drejtim të bashkisë janë hedhur edhe vezë e sende të tjera.
Mësohet se gjatë protestës një prej efektivëve të policisë ka humbur ndjenjat.
Gjatë hedhjes së molotovëve policia bënte thirrje me megafon për qetësi.
Kjo është protesta e disatë që zhvillohet para bashkisë.
Ato janë thirrur nga përfaqësuesit e “Aleancës për Teatrin” dhe opozita duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kjo për shkak se disa nga ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës janë vënë në pranga nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.
Protesta e sotme ishte paralajmëruar edhe nga policia e cila ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit.
Për këtë arsye deri në përfundim të protestës është bllokuar përkohësisht qarkullimi i makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.