Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për inspektorin e policisë Th.M., në Postën e Policisë Këlcyrë.
Sipas AMP, inspektori ka kryer veprime të kundraligjshme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran-Përmet, duke prishur provat në vendngjarje.