Extra Studimi zbulon se sa vite jetë kanë mesatarisht racat e ndryshme të...

Studimi zbulon se sa vite jetë kanë mesatarisht racat e ndryshme të maceve shtëpiake

Ekspertët kanë zbuluar se sa vite jetë kanë mesatarisht racat e ndryshme të maceve shtëpiake.

Studimi tregon se macet Birmane kanë jetëgjatësinë më të lartë pasi mund të jetojnë deri në 14.4 vite.

Ndërsa raca me jetëgjatësinë me të vogël rezultoi Sphynx me 6.7 vite jetë mesatarisht.

Ekipi tha se shifra të tilla janë të rëndësishme sepse ato ofrojnë një vështrim në të ardhmen.

Mace Birmane

“Në thelb ajo që po bëjmë është që po japim një nivel sigurie statistikore, ku më parë ishte vetëm hamendje,” tha Dr Dan O’Neill, një bashkëautor i studimit nga Kolegji Mbretëror Veterinar (RVC).

Ai shtoi se kjo mund të jetë e rëndësishme për pronarët e mundshëm të maceve dhe mund të peshojë vlerën e kujdesit mjekësor për macet e tyre. O’Neill tha se të dhënat u japin adhuruesve të maceve një mjet për të kuptuar dhe parashikuar jetëgjatësinë e ardhshme të maceve të tyre.

Mace Sphynx

Në një artikull në “Journal of Feline Medicine and Surgery”, studiuesit nga RVC dhe Universiteti Kombëtar Chung Hsing në Tajvan, raportuan se si ata përdorën të dhënat nga 7,936 mace të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar që ngordhën midis 1 Janarit 2019 dhe 31 Marsit 2021 për të llogaritur mesataren e jetëgjatësisë të mbetur për çdo vit të jetës.

Jetëgjatësia e racave të maceve në vite sipas studimit

Ekipi zbuloi se kryqëzimet, të cilat përbënin 88% të maceve, kanë një jetëgjatësi më të lartë se racat e pastra. Studiuesit shtuan se macet e pasterilizuara kanë një jetëgjatësi të shkurtuar, ndërsa macet me peshë mesatare trupore kanë një jetëgjatësi më të gjatë se ato që peshojnë më pak, ose më shumë se normalja e tyre.