Ka marrë fund dhe protesta e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe Rithemelimit përpara bashkisë së Tiranë.
Në një skenar të përsëritur edhe në protestat e radhës, edhe këtë herë mbështetësit e opozitës për dy orë me radhë u përplasën me punonjësit e policisë dhe hodhën molotovë, vezë e mollë në drejtim të godinës së Bashkisë.
Teksa, kërkohej sërish dorëheqja e Erion Veliajt për çështjen 5D dhe inceneratorët, e vetmja arritje e protestuesve dhe organizatorëve ishte heqja e një pjese të gardhit metalik të vendosur para rreshtit të efektivëve, ndërkohë që Belind Këlliçi i vendosi në mënyrë simbolike prangat një mbështetësi të tij, të maskuar si kryebashkiaku.
Sipas Këlliçit, Veliaj duhet të shkojë përpara drejtësisë për vjedhjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit.
Policia e Shtetit edhe këtë herë kishte marrë masa të përforcuara sigurie për mbarëvajtjen e protestës. Qarkullimi i mjeteve u bllokua për disa orë në rrugët e qendrës, teksa pati dhe thirrje drejtuar pjesëmarrësve të tregojnë qetësi