E dashura e re e Gavin Rossdale ka bërë namin, për shkak te ngjan me këngëtaren e famshme, Gwen Stefani. Sigurisht, ne u bëmë kuriozë dhe pamë se vajza në fjalë e ka emrin Xhoana, një emër i përdorur gjerësisht në Shqipëri. Më pas, edhe mbiemri, Xheneti. Menduam “epo kjo do jetë shqiptare” dhe ashtu doli. Kërkuam për Xhoanën dhe pamë se edhe motra e saj, Evis Xheneti, është e martuar me kitaristin e KORN.
Tani, po ju tregojmë pak më shumë!
Rossdale publikoi në mars të këtij viti një foto me Xhoana X në Instagram, një muaj pasi u paraqitën bashkë në një event. Të gjithë vunë re se e dashura e tij i ngjan ish-gruas së Gavin, Gwen Stefani, me të cilën ai ka edhe tre djem: Kingston, Zuma dhe Apollo.
Për një intervistë në podkastin “Amy & T.J.”, ai tha se ishte i pari që kërkoi kontakt me Xhoanën. “Asokohe, nuk po kërkoja një të dashur”, u shpreh ai, por nuk e dinte se gocat shqiptare ta marrin kalanë nga brenda. Ai dhe Xhoana kanë një të përbashkët të rëndësishme: Adhurojnë muzikën.
Xhoana X ka lindur në Tiranë dhe është këngëtare. Në një intervistë në vitin 2021, ajo u shpreh: “Pra, unë kam lindur në Tiranë, Shqipëri. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe unë jam rritur në një vend post komunist. Kur isha e vogël, mund të shihja më në fund ca kanale të vendeve të tjera, si MTV dhe gjëra të ndryshme. Ndërsa, gjenerata e prindërve të mi jetonin në një regjim komunist dhe s’mund të bënin asgjë nga këto”, tha Xhoana.
“Erdha në SHBA pasi prindërit e mi u divorcuan. Mami fitoi lotarinë e dhe unë erdha me të. Ajo është një nënë beqare dhe kam edhe një motër. Kështu që, u shpërngula në SHBA dhe pësova një shok kulturor”, vijoi këngëtarja.
Xhoana X është rritur në Tiranë, Los Angeles dhe New York dhe ka eksperimentuar me disa rrymë muzikore. Ajo ka folur për frymëzimet e saj në muzikë, ku ka treguar se ka qenë e ekspozuar në kultura dhe ndryshime të shumta. “Kur erdha këtu (në SHBA) në vitin ’96, dëgjohej Tupac, Biggie dhe No Dount, më pas Prodigy dhe Radiohead patën një ndikim të madh, për të cilin jam shumë mirënjohëse. Mendoj se i dëgjoni të gjitha në muzikën time – qëndrimin, rebelimin, nostalgjinë, ndjeshmërinë”.
Në vitin 2021, ajo publikoi një album të quajtur “The Villain”, më pas, edhe një EP me emrin “Girlgun” (2023). Ajo u shpreh për Lady Gunn në vitin 2020 se dashuria e saj për muzikën buron nga krijimi i poezive kur ishte fëmijë.
“Nisa të shkruaja poezi në një moshë shumë të re dhe më pas, në gjimnaz, ato u bënë tekste. Mandej, nisa të shkruaja me producentë të ndryshëm dhe tekstet përfunduan në muzikë”.
Xhoana dhe Gavin janë të lidhur që prej vitit 2023. Këngëtari i “Glycerine” e ka bërë marrëdhënien e tyre publike në Instagram në mars të 2024, ku shfaqej duke darkuar me të dashurën. “Hej, më në fund hëngra një darkë ditëlindjeje me të dashurën time. Gëzuar, për një vit të mbushur me magji për ty”, shkroi ai.
Nga ana tjetër, Xhoana e ka bërë të qartë që ka qenë e lidhur me Rossdale, pasi në Instagram-in e saj ka publikuar një album fotosh, në të cilat shfaqej edhe këngëtari.
Xhoana është shumë e lidhur me motrën e saj më të madhe, Evis Xheneti. Evisi është artiste dhe është e martuar me kitaristin e grupit të famshëm Korn, James Shaffer, i njohur me nofkën “Munky” dhe së bashku kanë tre fëmijë. Evis dhe James janë të martuar që prej vitit 2012.
Ato kanë qenë bashkë në disa udhëtime, si dhe kanë shijuar nga afër koncertet e Madonna-s.
Evis Xheneti është më private në jetën e saj, ndaj informacionet janë pak të cunguara. Ajo ka lindur më 22 gusht 1979, në Tiranë. Evisi është aktore, e njohur për rolet e saj në “The O.C”; “My Sexiest Year” dhe “Hell Hath No Furry”.
Ajo mori propozimin nga i shoqi në vitin 2011 në Paris, në majë të kullës Eiffel dhe një vit më vonë, kurorëzuan dashurinë në një dasmë tipike të vitit 1920, e cila ishte më intime dhe kishte pak të pranishëm, kryesisht të afërm dhe miq. Sigurisht, edhe anëtarët e Korn./Anabel.al