Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja për Energjitikën dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pasi ka dhënë dëshminë e saj, Balluku ka thënë në një prononcim të shkurtër për mediat se ishte një thirrje për dosjen hetimore për inceneratorin e Tiranës, për të cilën ka thënë se duhet të jepte disa sqarime dhe se i ka ardhur koha të zbardhet.
Belinda Balluku: Ishte një thirrje përsa i përket dosjes 255, që është inceneratori i Tiranës, duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve për atë që ne kemi folur gjithmonë. Qeveria ka punën e saj dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që i ka ardhur koha të zbardhet.