Një aksident gjatë punës në minierë ka shkaktuar vdekjen e një minatori dhe plagosjen e një tjetri.
Ngjarja ka ndodhur në Thekë të Martaneshit.
“Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P. dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia po shoqëron personat përgjegjës për veprime të mëtejshme dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim”, deklaroi policia.