Shkrimtarja gjermane Jenny Erpenbeck dhe përkthyesi Michael Hofmann kanë fituar Çmimin Ndërkombëtar “Booker”.
Romani i tyre “Kairos” ndjek lidhjen shkatërruese të dashurisë midis një studenteje 19-vjeçare dhe një burri të martuar rreth të 50-tave, të cilët takohen në një autobus në Berlinin Lindor rreth vitit 1986.
Marrëdhënia e tyre mishëron “idealizmin e dërrmuar” të Republikës Demokratike Gjermane dhe përfundimisht “shpërbërjen e një sistemi të tërë politik”.
Ata do të ndajnë çmimin me vlere 50,000 paund.
Juria zgjodhi “Kairos” nga një listë prej gjashtë librash duke vlerësuar prozën e shkëlqyer dhe cilësinë e pasur të përkthimit.
“Fillon me dashuri dhe pasion, por ka të bëjë si me pushtetin, po ashtu edhe për artin dhe kulturën”, tha kryetarja e jurisë Eleanor Wachtel.
Hofmann, 66 vjeç, është quajtur “përkthyesi më me ndikim në botë nga gjermanishtja në anglisht”.
Së bashku me poezinë dhe kritikën letrare, ai jep mësim me kohë të pjesshme në Universitetin e Floridës.
Çmimi “Booker” u jepet autorëve për fiction-in më të mirë në botë të shkruar fillimisht në anglisht (Çmimi “Booker”) ose i përkthyer në anglisht (Çmimi Ndërkombëtar “Booker”).
Marrja e një prej çmimeve “Booker” çon në njohje ndërkombëtare dhe një ngritje të konsiderueshme në shitjet globale.