Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të jetë pjesë e samitit për paqen në Ukrainë që do të mbahet në mes të muajit qershor në Zvicër.
Lajmi u nda në rrjetet sociale nga vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili zbuloi dhe detaje të reja nga biseda me kreun e qeverisë së Shqipërisë.
“Bisedova me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoj për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën në fushëbetejë, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”.
Samiti i paqes do të mbahet më 15-16 qershor në Burgenstock të Zvicrës, teksa Rusia nuk do të jetë pjesë e tij.