Sipas një studimi amerikan thuhet se më shumë mundësi për të arritur pozicione të larta në punë, ka një person, emri i të cilit është i shkurtër, i thjeshtë e i lehtë për t’u shqiptuar. Ndërkohë personat që kanë një emër të rrallë dhe të ndërlikuar kanë më tepër vështirësi për t’u punësuar.
Kërkuesit kanë studiuar me kujdes lidhjen e inicialeve të emrit dhe mbiemrit. Për shembull, personat, mbiemri i të cilëve nis me një nga shkronjat e para të alfabetit, kanë më shumë avantazhe në shkollë, ndërsa personat, mbiemri i të cilëve fillon me një nga shkronjat e fundit të alfabetit, janë më të prirë për blerje pa kontroll.
Ky është përfundimi i “Economics of Education Review”, që e argumenton këtë veprim me faktin se këta persona, duke qenë gjithnjë të fundit në renditje, jetojnë me ankthin e humbjes së kohës e rasteve për të arritur një qëllim, shkruan “The Independent’.